No menu items!

Maqedonci: Intervenimi i NATO-s i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 26 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se intervenimi i NATO-s, ishte e vetmja formë që arriti t’i jepte fund spastrimit etnik në Kosovë.

“24 marsi i vitit 1999 shënoi një momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur. Lufta e UÇK-së dhe Intervenimi i NATO-s, 26 vite më parë, ishte e vetmja formë që arriti t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimet sistematike, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me focë, prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit si veprim në mbështetje të vlerave të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë. Përmes këtij intervenimi NATO përmbushi qëllimin e ekzistencës si aleancë. U jemi mirënjohës gjithmonë liderëve botëror dhe shteteve të përfshira të cilët përdorën diplomacinë për të shpëtuar njerëzimin. Si Aleanca më e qëndrueshme dhe më e suksesshme në histori, Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin dhe angazhimin për t’iu bashkuar NATO-s”, ka shkruar Maqedonci.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.