No menu items!

“Marca” shkruan për Muriqin, thotë se është larg atij të vjetrit

Gazeta e madhe spanjolle, Marca, i ka kushtuar një shkrim dyshes së sulmit të Mallorcas, Vedat Muriqi dhe Cyle Larin. Për Muriqin ka shkruar se “kosovari nuk po kalon një vit të mirë sa i takon shifrave”.

Tutje “Marca” ka shkruar se Muriqi gjatë këtij edicioni ka shënuar “një gol çdo 250 minuta”.

30-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy herë. Ka arritur shifrën e golave që i pati edicionin e kaluar. Por Muriqi është larg 15 golave të shënuar në edicionin e parë në ishull.

Muriqi është përballur me dy lëndime gjatë këtij edicioni. Sipas gazetës spanjolle, Muriqi mund të jetë jashtë fushës edhe për një muaj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.