Gjyqtari polak, Szymon Marciniak ishte në qëndër të vëmendjes, në 24 orët e fundit.
Ai u akuazua nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick dhe futbollistët e klubit katalanas për referim jo të mirë, në ndeshjen e dytë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit, shkruan IndeksOnline.
Zikaltërit kaluan në finale, pasi fituan me rezultat të përgjithshëm 7-6.
E Marciniak iu përgjigj komenteve të Flick dhe futbollistëve të Barcelonës.
“Komentet e bëra nga Flick dhe lojtarët e tij janë qesharake. Çfarë mund të them për komente të tilla? Nuk kam dëmtuar askënd”, ka deklaruar Marciniak.
Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës u karakterizau me disa momente të diskutueshme.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ishte i zhgënjyer me humbjen dhe vendimet e Marciniak.
“Jam i zhgënjyer dhe i zemëruar. Disa vendime ishin të pakuptueshme për ne”, deklaroi tekniku gjerman./Raporto24/