Tensionet në dhomat e zhveshjes së Interit po rriten, dhe në qendër të vëmendjes këtë herë është sulmuesi Marcus Thuram, i cili ka ndezur polemika me një veprim të thjeshtë në rrjetet sociale: një “pëlqim” për postimin sqarues të Hakan Calhanoglut.
Pas përfoljeve për një largim të mundshëm të mesfushorit turk dhe deklaratave indirekte të kapitenit Lautaro Martinez, i cili u shpreh se “kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë te Interi, duhet të largohet”, reagimi i Thuram shihet si një shenjë e hapur mbështetjeje për Calhanoglun.
Postimi i mesfushorit, ku ai mohoi zërat se mungesa në Kupën e Botës për Klube kishte të bënte me një transferim të mundshëm dhe këmbënguli se ishte jashtë për shkak të një dëmtimi, është përkrahur publikisht nga Thuram.Sipas Calciomercato.com, sulmuesi francez është i vetmi lojtar aktual i Interit që ka reaguar me “like”, duke hedhur dritë mbi ndarjet e mundshme brenda skuadrës.
Ky veprim, ndonëse simbolik, ka nxitur spekulime për një përçarje në grupin e lojtarëve, në një moment të ndjeshëm për skuadrën pas
Përveç Thuram, postimin e Calhanoglu e kanë pëlqyer edhe Gaia Lucariello (gruaja e ish-trajnerit Simone Inzaghi) dhe ish-sulmuesi i Interit, Marko Arnautovic – duke rritur edhe më tej zërat për një klimë të tendosur në ambientin zikaltër.