No menu items!

Mario Mitaj thotë se lodhja nuk e vendosi ndeshjen

Mario Mitaj ka thënë se Gjeorgjia shfrytëzoi më mirë rastet dhe kjo bëri dallimin në ndeshjen e së martës në Tiranë, ndërsa Shqipëria pësoi humbje 1-0.

Shqipëria nuk kishte asnjë goditje të saktë në portë.

Besoj në përgjithësi kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi vrapuar shumë, kishim dy-tri raste”, ka deklaruar Mitaj pas ndeshjes.

“Por ata i shfrytëzuan rastet më mirë. S’besoj që ishte lodhja ajo që bëri të humbim ndeshjen”.

“Kishim hapësira në krahë, është dashur ta qarkullojmë topin më shumë. Gjeorgjianët i kishin dy raste i shfrytëzuan më mirë dhe fituan”.

“Edhe ne edhe gjeorgjianët ishim të lodhur. Është normale që jemi pak të lodhur, por kjo nuk vendosi ndeshjen”, shtoi mbrojtësi i majtë i Shqipërisë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.