Të shtunën në Tiranë luhet ndeshja Shqipëri-Serbi për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, dhe janë marrë masa të rrepta sigurie.Në stadium do të instalohen kamera me njohje fytyre dhe sisteme antidron për parandalimin e incidenteve.
Biletat janë të personalizuara dhe tifozët duhet të paraqesin kartën e identitetit për hyrje. Rrugët kryesore pranë stadiumit do të bllokohen për automjetet, ndërsa bizneset përreth do të mbyllen përkohësisht.
Rreth 1,500 forca policie do të angazhohen për rendin, ndërsa përfaqësuesja serbe do të shoqërohet gjatë gjithë qëndrimit të saj, shkruan Ora News.