No menu items!

Mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës rivarrosen sot në përvjetorin e Masakrës së Kralanit

Mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës, të cilat ishin në Listën e Personave të Zhdukur, do të rivarrosen sot, më 4 prill 2025, në përvjetorin e Masakrës së Kralanit, viktima të cilat ishin identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga një varrezë masive në Bishtazhin, do të prehen përfundimisht në varrezat e destinuara, sipas kërkesave të familjarëve të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tij për familjet, në këtë ditë të dhimbjes, duke mbetur me përkushtimin e vazhdueshëm në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

Postimi i plotë:

Duke filluar

– nga ora 12:00 – 13:00, me Homazhet në Sallën e Sporteve “Adem Jashari”, Klinë

– ora 13:00 – Akademia Përkujtimore , në Sallën e Sporteve Klinë.

Ndërsa nga ora 14:30 – Ceremonia e rivarrimit në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, të viktimave :

Adem (Hazir) Gashi, Klinë

Sahit(Ahmet) Gashi, Klinë

Bekim(Hashim) Hasani , Klinë

Sheremet(Brahim) Ismajli , Klinë

Osman(Kadri)Fejza , Klinë

Shkelzen Rifat Hajdaraj , Klinë

Bekim (Muharrem) Gashi, Klinë.

Për të vazhduar nga ora 16:30 me ceremoninë e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë) , të viktimës së luftës Mentor (Xhemajl) Myrtaj.

Ceremonitë e rivarrimit në Malishevë:

– Rivarrimi i viktimës së luftës Vehbi (Pajazit) Halilaj

ora 13:00 – Homazhet në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë,

ora 14:00 – Rivarrimi në varrezat e fshatit Llapqevë .

– Rivarrimi i viktimës së luftës Mentor (Maliq) Kryeziu

ora 15:00 – Homazhe te Oda e Fshatit (pranë shkollës) në Bubavec

ora 16:30 – rivarrimi në varrezat e fshatit Bubavec.

Ndërsa rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh ngushëllimet dhe mbështetjen familjeve, në këtë ditë të dhimbjes, duke mbetur me përkushtimin e vazhdueshëm në zbardhjen e fatit te të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.