No menu items!

Mbeturina të shumta në një lagje të Prishtinës, ankohen qytetarët

Në disa lagje të Prishtinës janë grumbulluar sasi të mëdha mbeturinash, duke shkaktuar shqetësim të madh tek banorët. Një nga zonat më të prekura është ajo përgjatë rrugës “Fadil Ferati”, përballë “Rrugës B”, ku qytetarët raportojnë se mbeturinat janë grumbulluar pranë ndërtesave të banimit dhe në afërsi të lodrave për fëmijë.

Banorët shprehen të shqetësuar për ndikimin në shëndetin publik dhe mjedisin, duke theksuar se situata është përkeqësuar ditëve të fundit, transmeton Telegrafi.

Ndërmarrja publike “Pastrimi” ka pezulluar përkohësisht shërbimet e saj për shkak të krizës financiare me të cilën po përballet. Kjo ka lënë disa pjesë të qytetit pa shërbim të rregullt të mbledhjes së mbeturinave.

Nga Komuna e Prishtinës kanë deklaruar se po punojnë për të gjetur një zgjidhje  të qëndrueshme.

Banorët ndërkohë kërkojnë veprime të shpejta për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.