No menu items!

Mbi 10 mijë udhëtarë më shumë në tri ditët e para të janarit në Aeroportin e Prishtinës, krahasuar me vitin e kaluar

Në tri ditët e para të janarit të këtij viti përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” kanë udhëtuar mbi 10 mijë udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

Në tri ditët e para të janarit 2023 përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kanë udhëtuar gjithsej 20 mijë e 163 udhëtarë. Ndërkaq, në tri ditët e para të janarit 2024 kanë udhëtuar 31 mijë e 905 udhëtarë”, ka thënë Gara.

Ajo tutje ka bërë të ditur se vitin 2023 e kanë përmbyllur me mbi 3.4 milionë udhëtarë.

Ndërkaq, ka shtuar se destinacionet që janë shtuar këtë vit janë Luksemburgu, Riga dhe Izmiri.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ata mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen – duke përjashtuar Spanjën që nuk e njeh pavarësinë e as pasaportën e Kosovës. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.