No menu items!

Mbi 2 mijë mërgimtarë kanë aplikuar deri më tani për të votuar në zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale po afrohen, ndërsa tashmë KQZ ka treguar të dhëna se deri kur ka afat për regjistrimin e qytetarëve kosovare që jetojnë jashtë vendit, për të pas të drejtë për të votuar më 17 tetor.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së për IndeksOnline ka thënë se deri më 18 gusht , të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

“Deri më 18 gusht, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”, tha Elezi për IndeksOnline.

Ai ka treguar se deri dje, më 3 gusht, janë pranuar mbi 2 mijë aplikacione për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, ndërsa janë aprovuar 1 mijë e 960 sosh.

“Sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri më 3 gusht, janë pranuar 2,101 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 1,960, ndërsa 141 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike. Edhe për këto raste, shërbimi votues i ka njoftuar për dokumentet që duhet t’i dërgojnë në mënyrë që t’iu aprovohet kërkesa për regjistrim si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Ai tutje ka sqaruar se të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 15 tetor 2021.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU