No menu items!

Mbingarkohet autobusi i linjës Prishtinë-Prizren, dhjetëra udhëtarë mbesin në këmbë (VIDEO)

Janë të shpeshta rastet kur linjat e autobusëve pranojnë udhëtarë më shumë sesa kapaciteti i ulëseve që i kanë. Kësisoj një numër i konsiderueshëm i udhëtarëve mbesin edhe në këmbë, kështu mbingarkesa mund të shkaktoj rrezikim të sigurisë të udhëtarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali së fundi kanë dërguar video ku shihet se në autobusin e linjës Prishtinë-Prizren kanë hyrë një numër i madh i udhëtarëve.

Përveç personave që janë ulur në ulëset për udhëtarë, një numër i madh i tyre shihen duke qëndruar në këmbë.

Madje, sinjalizuesi i cili thotë se pamjet janë xhiruar në autobusin e kompanisë Bashkimi Reisen, deklaron se pas pagesës së biletës, nuk i është dhënë kuponi fiskal.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.