No menu items!

Mbledhja e LDK-së, kush janë zyrtarët që po marrin pjesë?

Kryesia e ngushtë e LDK-së është mbledhur sot në zyrat e partisë.
Gazeta Nacionale mëson se në këtë mbledhje janë duke marrë pjesë vetëm nënkryetarët e LDK-së dhe disa deputetë.

Përveç kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në këtë mbledhje po merr pjesë Kujtimi Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Gazmen Muhaxhiri, Anton Quni, Besian Mustafa dhe Jehona Lushaku-Sadriu.

Në këtë mbledhje nuk po marrin pjesë Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe disa deputetë të tjerë.

Zyrtarët që po marrin pjesë në këtë mbledhje nuk kanë treguar qëllimin e mbledhjes.

Derisa hynin në selinë e LDK-së, ata kanë thënë se pas mbledhjes do të flasin më në detaje.

Kjo mbledhje po mbahet derisa opinioni është duke e pritur një përgjigjen e kryetarit të LDK-së, Lumur Abdixhiki, i cili dje ka marrë një letër për koalicion nga kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.