No menu items!

Mbledhja komemorative për Bujar Bukoshin, Kurti: U kujtoftë ndër breza, ashtu siç do të njihet padyshim në historinë e Kosovës

Nën patronatin e kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja komemorative në nderim dhe përkujtim të jetës dhe veprës së Bujar Bukoshit, ish-kryeministrit të Kosovës.

Kjo mbledhje që u mbajt në ambientet e Amfiteatrit të ri të Bibliotekës Qendrore Universitare, në Prishtinë, filloi me një minutë heshtje, për të nderuar figurën e ish-kryeministrit Bukoshi.

“Teksa vitet kalojnë, ne fitojmë pozicione pikëpamjesh të reja për zhvillimet e mëhershme politike dhe historike edhe të viteve ’90-ta, kur Bukoshi ishte ndër protagonistët kryesor. Ndër rrjedhën e pandërprerë të kohës, historianët do të gjurmojnë dhe studiojnë angazhimin dhe veprimtarinë e Bujar Bukoshit, kur do të shkruajnë historinë moderne politike të Kosovës. E në të, emri i tij do të jetë natyrshëm ndër më të përmendurit, më të spikaturit për veprën e tij që duhet vendosur saktë në kontekstin e kohës dhe interpretuar ndër rrethanat e asaj periudhe”, tha kryeministri në fjalën e tij të rastit.

Sipas tij, emri i Bujar Bukoshit, është përjetësuar me dorën e tij edhe në dokumentin themeltar të shtetit, në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, të 17 shkurtit të vitit 2008.

“Dr. Bujar Bukoshi, u kujtoftë ndër breza, ashtu siç do të njihet padyshim në historinë e Kosovës”, shtoi tutje Kurti.

Ndryshe, nga ora 10:00 deri në orën 13:00 mbahen homazhe për ish-kryeministrin Bujar Bukoshin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit të Kosovës,  Bujar Bukoshi, në Kompleksin e Dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë nga ora 14:00. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.