No menu items!

Mbrëmje vendimtare në “Fadil Vokrri”: Prishtina në kërkim të biletës për finalen e Kupës së Kosovës

Emocione të mëdha priten sonte në kryeqytet, ku Prishtina do të përballet me Dritën në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. Dueli zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis në orën 20:00 – një përballje që pritet të vendosë se cila skuadër do ta shohë veten në finalen e madhe, raporton Gazeta Sinjali.

Të përzgjedhurit e Arsim Thaqit vijnë me një epërsi të lehtë, por të vlefshme, falë fitores minimale 0:1 në ndeshjen e parë në Gjilan.

Heroi i asaj sfide ishte Ardian Muja, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 6-të, duke i dhënë Prishtinës avantazhin e parë drejt trofeut.

Tani, me mbështetjen e publikut vendas dhe me një këmbë tashmë në finalen e ëndërruar, bardhekaltrit do të kërkojnë të mbyllin llogaritë me Dritën dhe të shkruajnë një tjetër faqe suksesi në këtë sezon.

Do të jetë një natë që premton tension, spektakël dhe ndoshta – një vend në histori.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.