No menu items!

Mbretëria e Bashkuar: Kënaqësi të shohësh FSK-në e Kosovës duke bashkëpunuar, për Defender 25

Zyra e atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në Ambasadën britanike në Prishtinë, ka përshëndetur organizimin e “Defender Europe”.

Përmes një postimi në “X”, nga zyra deklarojnë se është kënaqësi të shohësh FSK-në duke bashkëpunuar me SHBA-në, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, për “Defender 25”.

“Është kënaqësi të shohësh FSK-në e Kosovës duke punuar së bashku me SHBA-në, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Turqinë në Ex Defender 25, këtu në Kosovë.

Gjithashtu pamë përpjekjet që dy nga ish-studentët tanë fantastikë të Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst – si të Këmbësorisë ashtu edhe të Specialistëve – po bëjnë për zhvillimin e forcës” thuhet në njoftim

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.