Mbyllet pjesa e parë në Drenas, Feronikeli ’74 po e befason Gjilanin

Feronikeli 74 e ka befasuar skuadrën e Gjilanit në pjesën e parë, në kuadër të xhiros së 32-të.

Skuadra nga Drenasi është duke udhëhequr me rezultatin 2:0.

Feronikeli 74 ka humbur gjasat për të mbetur në elitë, ndërsa Gjilani është në pozitë të vështirë dhe po lufton për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Hasan Hyseni i shënoi të dy golat për vendësit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Ai realizoi në minutën e 23-të për 1:0, ndërsa në minutën e 35-të realizoi nga penalltia për 2:0.

Hyseni tani ka pesë gola.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU