No menu items!

Më 2 qershor, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet ta dorëzojë mocionin

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit më 2 qershor pritet ta dorëzojnë mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës.

Pas mbrojtjes, prokuroria ka një muaj kohë që t’i përgjigjet këtij mocioni.

Javë më parë në Kosovë qëndroi kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila e anuloi konferencën që ishte thirrur për media. Ndërkohë, deklarimi i saj i djeshëm se protesta e veteranëve ishte tregues i qartë se pse procedurat gjyqësore po zhvillohen jashtë Kosovës, ka nxitur reagime në Kosovë.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Fatmir Sopi, tha se këto aludime janë të pavërteta dhe dashakeqëse

“Unë mendoj se nuk është e vërtetë ajo, sepse gjykime ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur që nga paslufta, me gjykata të UNMIK-ut, me gjykata të EULEX-it, po ashtu edhe në gjykata vendore. Prandaj, asnjë problem nuk ka pas zhvillimi i këtyre gjykimeve brenda në Kosovë. Ajo duhet ta dijë që dikush që e quan UÇK-në ndërmarrje të përbashkët kriminale nuk do të pritet kurrë në Kosovë me lule, do të pritet gjithmonë me protesta”, ka thënë Sopi.

Avokati Ardian Bajraktari thotë se deklaratat e Trendafillovës nuk qëndrojnë, pasi Kosova ka dëshmuar disa herë sigurinë e saj.

“Për vite me radhë, përgjegjës për hetimin e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës kanë qenë autoritetet ndërkombëtare dhe në rrjedha të kësaj nuk ka pas asnjë pengesë sa i përket mënyrës së punës së tyre prandaj vlerësoj që është një aludim i paqëndrueshëm”, ka thënë Bajraktari.

Ndërkohë, në mesin e personave që kanë aplikuar për statusin e viktimës në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve figuron edhe një person, që ka thënë se UÇK-ja i ka bërë magji të zezë dhe e ka hipnotizuar.

Nga Prokuroria e Specializuar kanë thënë se këtij personi i janë refuzuar të gjitha aplikimet nga Gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.