110 vjetori i Pavarësisë është festuar edhe nga shqiptarët që jetojnë në Londër. Përmes një artikulli DailyMail ka pasqyruar festën e shqiptarëve në rrugët e Britanisë, duke valëvitur flamurin kuqezi.
Sipas medies britanike qindra burra dhe gra shqiptare kanë festuar në rrugët e Londrës me makina të shtrenjta të tipit Audi, Range Rovers, Porsche e Lamborghini.
Flamuri shqiptar sië shkruan Daily Mail është valëvitur nëpër makina, duke veçuar disa prej tyre, një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £.