No menu items!

Me nderime shtetërore sot iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi

Nën përcjellje të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me nderime shtetëror, sot në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshit. Në ceremoninë e varrimit mori pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Jemi mbledhur këtu sot bashkë, që t’ia japim lamtumirën e fundit Dr. Bujar Bukoshit, kirurgut të shquar, por mbi të gjitha kryeministrit të parë dhe të fundit të Republikës së parë të Kosovës, që funksiononte si Republikë për rezistencë. Dr. Bujarin e karakterizonte guximi i paepur, dhe atdhedashuria e pafund. Si kombinim i këtyre dy virtyteve të tij, ai pranoi detyrën më 12 tetor të vitit 1991, nga presidenti historik, Ibrahim Rugova, që të jetë Kryeministër i Kosovës. Për një dekadë e udhëhoqi Qeverinë e Republikës në ekzil, me ç‘rast punoi e kontribuoi aq shumë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, e posaçërisht për të vërtetën e Serbisë në Kosovë, si një shtet pushtues, agresor, por edhe shovinist anti-shqiptar”, u shpreh kryeministri Kurti para familjarëve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe dashamirësve të të ndjerit.

Duke kujtuar rolin dhe kontributin e ish-kryeministrit Bukoshi, kryeministrin Kurti tha se ai e kishte një detyrë të vështirë, sepse ishte edhe ura lidhëse edhe laura ndarëse midis rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur. Prandaj, uroi, që historianë të shumtë do të kenë kureshtje të madhe studimore që të zbardhin vështirësitë dhe rreziqet nëpër të cilat ka kaluar ish-kryeministri Bukoshi dhe qeveria e tij në ekzil.

“[Dr. Bujar Bukoshi] Ishte kryeministër i jashtëzakonshëm sepse kohërat ishin të tilla, por gjithashtu edhe personaliteti i tij ishte i tillë. Ishte kryeministër i një republike të nënshtruar nga një shtet fqinj, por edhe i një populli të panënshtrueshëm. Ishte kryeministër i një shteti pa ushtri, por me mijëra vullnetarë të gatshëm për luftë çlirimtare. Ishte kryeministër i një shteti pa kontroll mbi territorin, por me autoritet politik të pakontestueshëm. Ishte kryeministër i një shteti që njihej vetëm nga një shtet tjetër, Republika e Shqipërisë, mirëpo që u bë i njohur në mbarë botën për qëndresën e tij”, u shpreh kryeministri Kurti.

Lavdi jetës dhe veprës së ish-kryeministrit Dr. Bujar Bukoshi!

FOTO:Blerim Uka

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.