No menu items!

Me plis në kokë – Kurti viziton kullën e Isa Boletinit

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka bërë homazhe në Zhazhë, si dhe ka vizituar Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit.

Në një komunikatë për media, zyra e tij ka njoftuar se Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri në largim, Besnik Bislimi, deputeti Faton Peci dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erdën Atiq.

Pas homazheve në Zhazhë, ata vazhduan për në fshatin Boletin në Komunën e Zveçanit, ku vizituan Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit dhe vendosën lule të freskëta mbi varrin e heroit Isa Boletini. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nisur dy programe për këtë kompleks të rëndësishëm për popullin shqiptar, kurimin profesional të ekspozitës së përhershme muzeore dhe funksionalizimin e tij përmes menaxhimit e aktiviteteve të rregullta” – thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Zyra e Kurtit ka ndarë pamje derisa ai shkroi në librin e përshtypjeve, ku u pa me plis në kokë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.