No menu items!

Me shpresë për mbijetesë, Dukagjini kërkon fitoren ndaj Feronikelit 74 – fortmacionet zyrtare

Dukagjini do të përballet me Feronikelin 74 në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës, në një ndeshje jetike për klinasit në luftën për mbijetesë. Çdo pikë është vendimtare në këtë fazë të kampionatit, ndaj fitorja është imperativ për ta.

Skuadra e Ismet Munishit aktualisht renditet në vendin e nëntë me 37 pikë dhe ka nevojë urgjente për tri pikët, për të ruajtur shpresat për një pozicion më të sigurt në tabelë.

Atmosfera në kampin e Dukagjinit raportohet të jetë pozitive, me ekipin që synon ta shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe mbështetjen e tifozëve.

Ndërkohë, Feronikeli 74, që tashmë është zyrtarisht i rënë nga elita, do të luajë pa presion në këtë takim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.