No menu items!

Me sistemin “My FFK”, futbolli i Kosovës hyn në epokën e digjitalizimit

Federata e Futbollit e Kosovës është në fazën e fundit të implementimit të sistemit modern “My FFK”, një platformë gjithëpërfshirëse që digjitalizon të gjitha aspektet e organizimit të futbollit në vend.Ky sistem është pjesë e një projekti të ofruar nga Federata e Futbollit e Arabisë Saudite, e cila jo vetëm që ka mundësuar këtë teknologji të avancuar, por edhe ka dërguar zyrtarët e saj në Kosovë, të cilët po qëndrojnë për të mbështetur trajnimet dhe për të lehtësuar funksionalizimin e plotë të platformës.Aktualisht, në të 7 regjionet e Kosovës, FFK po zhvillon trajnime për të gjitha palët e përfshira: klubet, shkollat e futbollit, zyrtarët e ndeshjeve, referët dhe administratorët.Qëllimi është që secili prej tyre të jetë i përgatitur për përdorimin efikas të sistemit në kohë reale, duke garantuar saktësi, transparencë dhe menaxhim profesional të të dhënave.Ky është një hap i rëndësishëm për dixhitalizimin e futbollit kosovar, pasi edicioni garues 2025/26 do të nisë tërësisht i dixhitalizuar, me të gjitha të dhënat e ndeshjeve të regjistruara drejtpërdrejt nga fushat e futbollit, në kohë reale.Me këtë projekt strategjik, FFK afirmon përkushtimin e saj për modernizim të plotë dhe përafrim me standardet më të avancuara të futbollit global, për dixhitalizimin e tërësishëm të administratës, forcimin e lidhjeve rajonale dhe përfshirjen aktive të të gjithë aktorëve në ekosistemin e futbollit kosovar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.