Stephanie, kunata e Afërdita Dreshajt, ka folur për herë të parë për kalvarin që ka përjetuar në jetën e saj personale.
Në një rrëfim tronditës për Prive by Liberta Spahiu, Stephanie pretendon se bashkëshorti i saj, Arbri, me të cilin ka dy fëmijë, e ka dërguar dy herë në spital psikiatrik duke e shpallur si “të sëmurë”.
Stephanie, e cila është në një proces divorci me Arbrin, mes lotësh, thekson se ka një vit pa i takuar fëmijët e saj.
Ajo thekson se gjatë kohës që Arbri i ka pasur fëmijët nën kujdes, ai ka ndikuar negativisht tek djali i tyre, aq sa një ditë i tha nënës së tij fjalët tronditëse: “Mami, vdis.”
E papunë, pa mbështetje financiare, ajo pretendon se është përballur me padrejtësi të shumta jo vetëm nga ai, por edhe nga familja Dreshaj.
Stephanie rrëfen gjerë e gjatë detaje të historisë së saj, mungesës së mbështetjes dhe betejës të heshtur për të rikthyer fëmijët në jetën e saj.
Ndiqeni në materialin më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu