Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë. Në mesin e viktimave është edhe vajza nga Kosova, Lea Bajrami.
Familjarët e viktimës njoftuan për lajmin e hidhur përmes një postimi në “Facebook”.
“Me zemer te thyer dhe dhembje te madhe, njoftojme familjaret, miqt qe mbesa jone, Lea Ilir Bajrami humbi jete tragjikisht ne sulmin e ndodhur ne Graz te Austrise.
Lutemi per shpirtin e saj dhe shprehim falemnderime per te gjithe ata qe ndajne dhembjen tone ne keto qaste te veshtira”, thuhet aty.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në shkollën e mesme “Dreierschutzengasse”.
Mediat austriake i kanë publikuar emrat e disa prej viktimave.
Sipas raportimeve pesë nga viktimat janë nxënës të kësaj shkolle:
Emma Leitner, Jakob Weiss, Sophie Gruber, Lukas Thalberg, Nina Hartwig.
Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner deklaroi se vrasësi ishte një ish-nxënës që nuk e mbaroi shkollën.
“Çdo gjë tjetër është ende spekulim”, tha zyrtari austriak, raporton skynews.
Gazetari kosovar Vehbi Haliti që jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, në një prononcim për FRONTAL të T7 ka thënë se për fat të keq një prej viktimave të sulmit në një shkollë në këtë qytet është edhe një vajzë nga Kosova.