Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar sot se ka shkuar për ngushëllime në familjen e këngëtarit Mehdin Përgjeçaj për vdekjen e nënës së tij.
“Në Lumbardh të Deçanit, ndamë dhimbjen me familjen Përgjeçaj për shkuarjen në amshim të familjares së tyre, Remzijes. Familjes Përgjeçaj i urova ta gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe”.
“Me këtë rast, mikut tim Medës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës. U prehtë në paqe!”, ka shkuar Haradinaj.