No menu items!

Mediat serbe: Aeroplani i Vuçiqit bën ulje emergjente në Azerbajxhan për shkak të luftimeve në Ukrainë

Aeroplani i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje emergjente në Azerbajxhan për shkak të operacioneve luftarake në hapësirën ajrore të Ukrainës, raportuan mediat pro-qeveritare serbe.

Siç raporton gazeta Informer, avioni i presidentit serb nuk ka mundur të vazhdojë më tej drejt territorit rus për shkak të rreziqeve të sigurisë – përfshirë efektet e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe mundësinë e përgjimit të avionit në zonën e konfliktit, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

Më parë u raportua se Vuçiq po shkonte për në Moskë, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në një paradë për shënimin e 80-vjetorit të fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore dhe të takohej me presidentin rus Vladimir Putin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.