Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Një tjetër situatë e paprecedentë, që nuk i ka hije një institucioni si Kuvendi i Kosovës. Koalicioni VV-Guxo-Alternativa e ka humbur shumicën parlamentare, por po sillen sikur kanë fituar një të drejtë absolute, hyjnore, për të sunduar. Ata nuk po kërkojnë zgjidhje. Po kërkojnë nënshtrim.Rikandidimi, për herë të tretë, i të njëjtës figurë përçarëse që ka dështuar dy herë, nuk është këmbëngulje. Është akt përçarës – me një qëllim të vetëm: bllokimin”, ka shkruar Krasniqi