No menu items!

Memli Krasniqi: Prekazi është rrënja e lirisë sonë – Lavdi çlirimtarëve të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë një postim në rrjetin social Facebook me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Ai tha se edhe këtë vit e ka shënuar këtë ditë të rëndësishme duke u kthyer në Prekaz, vendin ku, sipas tij, “i ka rrënjët liria e Kosovës”.

Edhe sot, më 12 Qershor, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, ne rikthehemi në Prekaz, sepse këtu, para së gjithash, i ka rrënjët liria. Nga këtu nisi zjarri i shpresës që ndriçoi rrugën tonë drejt çlirimit dhe pavarësisë.

Në këtë datë të shenjtë të historisë sonë, kujtojmë me nderim të thellë sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të çdo dëshmori që dha jetën për lirinë e këtij vendi. UÇK-ja, më shumë sesa një ushtri, ishte mishërimi i aspiratës shekullore të popullit tonë për liri dhe dinjitet,shkrusn Raporto24

Sot dhe asnjëherë tjetër, ne nuk harrojmë as miqtë tanë ndërkombëtarë – në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, të cilët qëndruan përkrah nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë. Përjetësisht mirënjohës për mbështetjen!

Këtë përvjetor, me shpresën e thellë se do të jetë i fundit që e shënojmë pa ta, e urojmë me zemër për çlirimtarët tanë që padrejtësisht po mbahen në Hagë: Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Deputetin Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre. Lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pastër, sepse ishte lufta dhe përpjekja e një populli të tërë, që për shumë breza sakrifikoi për liri.

Gëzuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Kosovës!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! Nderim çlirimtarëve!/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.