No menu items!

Mendimi për motin: Nxehtë e kryesisht me diell përgjatë fundjavës, maksimalet deri në 33C e 35C

Mbetet mot i kthjellët dhe i nxehtë ditën e premtë. Përreth zonave malore, pasdite me zhvillime të vransirave vertikale, mund të shfaqet ndonjë rrebesh i izoluar shiu. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 3-8m/s. Temperaturat maksimale arrinë deri në 32C e 35C, ndërsa minimalet zbresin deri në 15C e 17C.

Mot i nxehtë, kryesisht me diell do të vazhdoj të mbretëroj edhe përgjatë fundjave në vend, me maksimale që shkojnë deri në 33C e 35C, lokalisht ndoshta deri në 36C. Në fillim të javës vijuese, temperaturat pësojnë një rënie më afër mesatareve, deri në 26C e 27C. Minimalet kryesisht zbresin deri në 14C e 15C, të martën në 10C e 12C. Do të ketë ende më shumë diell, por se nuk përjashtohen mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu zonave malore. Frynë erëra të lehta dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi, 3-8m/s. Nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në verilindore e frynë me hove mbi 10m/s.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.