Mërgimtari kthehet në Kosovë me super veturë – Lamborghini Aventador, mbi 250 mijë euro

Një mërgimtar nga Zvicra ka tërhequr vëmendje të madhe në rrugët e Kosovës pas ardhjes së tij me një Lamborghini Aventador, një prej veturave më të shtrenjta dhe më të fuqishme në botë.

Vetura me targa zvicerane, e cila u pa në një zonë urbane të Kosovës, duket të jetë një model Aventador SV ose SVJ, për shkak të dizajnit agresiv dhe spoilerit të madh – karakteristika këto të versioneve më të avancuara të kësaj serie.

Karakteristikat teknike të Lamborghini Aventador:

Motor: 6.5L V12

Fuqia: nga 700 deri në 770 kuaj fuqi

Shpejtësia maksimale: mbi 350 km/h

Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h: rreth 2.8 sekonda

Çmimi në treg:

Aventador standard (i përdorur): 250,000 – 350,000 euro

Aventador S / SV: 350,000 – 500,000 euro

Aventador SVJ: deri në 600,000 euro ose më shumë, varësisht nga gjendja dhe viti i prodhimit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU