No menu items!

Merr fund arratia! Dënuar me 5.5 vite burg, arrestohet bashkëshorti “mashtrues” i modeles shqiptare

Pas shumë kohësh në arrati ka rënë në prangat e policisë greke biznesmni rumun Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini.

Dragos Savulescu I dënuar me 5.5 vite burg për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani, është vënë në pranga teksa shijonte jetën e luksit në Greqi, në Mykonos.

Sipas medias greke, Protothema, bashkëshorti I Angela Martinit jetonte mes luksin në ishullin grek, duke shpenzuar shifra marramendëse në ristorante dhe në jahte.

Akuza, arratia dhe arrestimi:

Dragoș Savulescu  në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea, ish-president i Dinamos dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht ditën e djeshme në Mykonos nga Rojet Bregdetare, të cilët së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.