Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar të hënën se nuk ka “asnjë arsye për të kritikuar” Shtetet e Bashkuara për sulmet e tyre ndaj tre objekteve bërthamore në Iran.
Gjatë një fjalimi të mbajtur para Federatës së Industrive Gjermane, raportohet se Merz ka thënë:
“Nuk ka asnjë arsye për të kritikuar atë që Amerika bëri gjatë fundjavës. Po, kjo nuk është pa rrezik. Por të lihej gjithçka siç ishte, nuk ishte një opsion.”