No menu items!

Merz nga samiti i G7: Regjimi në Teheran është dobësuar – Evropa e gatshme për ndihmë diplomatike

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar të martën se udhëheqja në Teheran është dobësuar nga sulmet izraelite gjatë ditëve të fundit dhe, sipas tij, nuk pritet të rikthehet më në fuqinë e dikurshme, raporton The Guardian, transmeton Express.

Në një intervistë për transmetuesin gjerman Welt, gjatë samitit të G7-ës në Kanada, Merz është shprehur me fjalët:

“Ky regjim është shumë i dobësuar dhe ndoshta nuk do të rikuperojë më forcën e tij të mëparshme, gjë që e bën të pasigurt të ardhmen e vendit. Do të duhet të presim dhe të shohim.”

Tutje Merz ka shtuar se oferta e evropianëve për ndihmë diplomatike vazhdon të jetë e vlefshme siç ka qenë para sulmeve, në rast se ka rifillim të bisedimeve.

“Nëse do të krijohej një situatë e re, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të ishin sërish të gatshme të ofronin ndihmë diplomatike, siç ishin deri të enjten e kaluar,” ka thënë Merz.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.