Mesazh që “shkriu” shtëpinë e Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo surprizon Selin

Një atmosferë e veçantë emocionale ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP Albania gjatë rubrikës “Big Love”, ku një mesazh surprizë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut, shkruan Raporto24.

Në qendër të momentit ishte DJ Gimbo, i cili vendosi të përcjellë një dedikim të ndjerë për Selin. Përmes fjalëve të tij, ai shprehu mallin dhe mbështetjen e pakushtëzuar, duke e inkurajuar që të vazhdojë rrugëtimin e saj me të njëjtin ritëm dhe energji pozitive.

Mesazhi i tij nuk ishte vetëm një shprehje ndjenjash, por edhe një vlerësim për mënyrën se si Selin po paraqitet në lojë, duke theksuar se ajo po fiton simpatinë e publikut jo vetëm për strategjinë, por edhe për sinqeritetin dhe zemrën që tregon.

“Qika jeme e vogël pink… je tu i kall krejt. Po më le pa fjalë… malli për ty më ka marrë shumë. Ne jemi mbështetësit e tu numër 1… Vazhdo kështu se jo veç loja por edhe zemra jote po na fiton çdo ditë. Të dua shumë dhe mos u mërzit”, ishte pjesë e mesazhit që preku jo pak edhe banorët brenda shtëpisë.

Reagimi i Selin erdhi i shkurtër, por plot ndjenjë, duke reflektuar ndikimin që pati kjo surprizë tek ajo. Ajo i ktheu dashurinë me fjalë të sinqerta, duke e cilësuar si një nga njerëzit më të rëndësishëm për të.

Ky moment emocional nuk kaloi pa u vënë re edhe nga banorët e tjerë, mes tyre Juela dhe Rogerti, të cilët e ndoqën me interes dhe reaguan ndaj kësaj skene të ndjerë që solli një tjetër dimension brenda spektaklit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU