No menu items!

Mësohet arsyeja e përleshjes mes transportuesve ndërurbanë dhe llapjanëve në Prishtinë (Emrat)

Fyerjet dhe provokimet nga kompania “Besart Lines 13” dyshohet të kenë qenë shkaku i përleshjes mes transportuesve ndërurbanë dhe atyre llapjanë në Prishtinë

Sipas burimeve të IndeksOnline, pronari i kompanisë “Besart Lines 13”, e cila javën e kaluar ka nisur linjat drejt Sharbanit, ka provokuar dhe fyer transportuesit nga Podujeva.

Ardit Asllani, Besart Asllani dhe Endrit Asllani dyshohet se kanë përdorur gjuhë fyese ndaj transportuesve llapjanë, çka më pas ka çuar në një përleshje fizike.

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, policia ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona të dyshuar, të përfshirë në rast.

Aktualisht, hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.