No menu items!

Mësohet koha kur 6 të akuzuarit për vrasjen e policit dalin para gjykatës

persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika.

Indeksonline mëson se të dyshuarit do të dalin sot para Gjykatës së Ferizajt nga ora 13:00.

Kujtojmë se Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Gazmend Hoxha, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës si edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, dhanë detaje për dyshimet e para që quan deri te vrasja.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit Rejan Bela, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.