No menu items!

Messi dhe Suarez si në kohërat e vjetra, shënojnë nga dy gola dhe Inter Miami merr fitore të madhe

Futbollistët e Inter Miami morën një fitore të rëndësishme në ligën MLS, duke mposhtur FC Montreal me rezultatin 4:2 në stadiumin Chase.

Protagonistë të ndeshjes ishin sërish Lionel Messi dhe Luis Suarez, të cilët shpërthyen me kombinime dhe gola spektakolarë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 27-të nga Messi, i cili me një gjuajtje të fortë me të majtën mposhti portierin kundërshtar, duke e dërguar topin në këndin për 1-0.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në minutën e 68-të, Messi depërtoi në zonë dhe me një pasim të zgjuar aktivizoi Suarezin, i cili nuk gaboi përballë portierit.

Vetëm tre minuta më vonë, Suarez përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen e Montrealit dhe realizoi edhe golin e tretë për Interin. Reagimi i miqve erdhi shpejt, me Sealy që shënoi për 3:1.

Në minutën e 87-të, Messi dhe Suarez treguan sërish lidhjen e tyre të shkëlqyer. Pas një kombinimi të shpejtë, Messi shënoi me një goditje elegante, duke vulosur fitoren me stil për 4:1.

Në kohën shtesë, Montreal arriti të shënojë edhe një herë me anë të Loturit, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes, që përfundoi me rezultatin 4:2 në favor të Inter Miami.

Pas kësaj fitoreje, Inter Miami ngjitet në vendin e gjashtë në tabelën e MLS, ndërsa Montreal mbetet në vendin e fundit. Në javën e ardhshme, Inter Miami do të presë Columbus Crew, ndërsa Montreal do të përballet me New England Revolution.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.