No menu items!

Messi: Është lumturi e madhe të luaj në këtë klub së bashku me Neymar e Mbappe

Lionel Messi ka dalë në një konferencë për media pasi ka nënshkruar kontratën me klubin e Paris Saint-Germain.

Futbollisti më i mirë në Botë ka folur rreth kalimit të tij në kryeqytetin e Francës dhe vështirësitë për të vendosur që të largohet nga Barcelona.

“Largimi nga Barcelona ishte shumë e vështirë. Por jam shumë i lumtur të bashkohem me Paris Saint-Germain, klub ambicioz me një ekip të lartë. Ata kanë qenë kaq të shpejtë dhe seriozë në negociata menjëherë pas deklaratës së Barçës të enjten e kaluar”, ka thënë Messi në një konferencë për media.

Ai gjithashtu është shprehur tejet i lumtur që do të luaj në krahë të Neymarit dhe Mbappes.

“Të luash me Neymar dhe Mbappé është një lumturi e madhe, me këtë skuadër me lojtarë të mëdhenj. Nënshkrime spektakolare dhe entuziazëm i madh për të filluar, duke qenë me më të mirët. Është bukur të shijosh të gjitha“, ka thënë ndër të tjerash gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.

Messi do të filloj të stërvitet nën urdhërat e Pochettinos derisa debutimi i tij mund të jetë pas dy javësh kundër Reims.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.