Messi shpërfilli Bellinghamin kur parashikoi katër lojtarët që do të sfidonin për Topin e Artë 2024

Lionel Messi shpërfilli yllin e Real Madridit, Jude Bellingham, kur iu kërkua të parashikonte se kush mund të sfidonte për Topin e Artë të vitit 2024.

Messi e fitoi çmimin për të tetën herë vitin e kaluar, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Argjentinasi dhe rivali i tij i madh Cristiano Ronaldo kanë dominuar Topin e Artë gjatë 15 viteve të fundit, me portugezin që e ka fituar atë në pesë raste.

Por, me Ronaldon që tani luan në Superligën e Arabisë Saudite me Al Nassr dhe Messin që luan në MLS me Inter Miami, pritet gjerësisht që çmimi të shkojë në një emër tjetër këtë vit.

Por, një fitore për Bellingham mund të jetë një surprizë për ish-yllin e Barcelonës, Messi, i cili duke folur pas fitimit të Topit të Artë vitin e kaluar, shpërfilli ish-yllin e Borussia Dortmundit kur përmendi parashikimet e tij për çmimin e vitit 2024.

“Erling Haaland, Kylian Mbappe, Vinicius Jr dhe shumë lojtarë të rinj mund të konkurrojnë për Topin e Artë në vitet e ardhshme”, tha fillimisht Messi.

“Gjithashtu mendoj se Lamine Yamal, i cili është ende shumë i ri dhe luan për Barcelonën, do të luajë një rol të spikatur dhe do të luftojë për të edhe në të ardhmen”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU