No menu items!

“Meta” i jep fund programit për kontrollimin e fakteve

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Meta”, në pronësinë e të cilës është edhe rrjeti “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka njoftuar për disa ndryshime në politikat dhe praktikat e moderimit të përmbajtjes, duke cituar ndryshimin e peizazhit politik dhe social si dhe dëshirën për ta përqafuar të shprehurit e lirë.

Zuckerbergu tha se “Meta” do t’i japë fund programit të vet për kontrollimin e fakteve me partnerë të besueshëm dhe do ta zëvendësojë atë me një sistem të drejtuar nga komuniteti, i ngjashëm me sistemin “Community Notes” të rrjetit X, raporton “NBC News”.

Këto ndryshime do t’i prekin rrjetet “Facebook” dhe “Instagram”, dy platformat më të mëdha sociale në botë, secila me miliarda përdorues, si dhe rrjetin “Threads”.

“Ne do t’u kthehemi rrënjëve tona dhe do të përqendrohemi në zvogëlimin e gabimeve, duke i thjeshtuar politikat tona dhe duke e rivendosur të shprehurit e lirë në platformat tona.

Së pari, ne do t’i heqim kontrolluesit e fakteve dhe do t’i zëvendësojmë ata me shënime të komunitetit, të ngjashme me ato në X, duke filluar në ShBA”, tha Zuckerberg në një video.

Ai i përmendi zgjedhjet si ndikim i rëndësishëm në vendimin e kompanisë dhe kritikoi “qeveri e media të trashëgimisë” se gjoja po shtyjnë “drejt censurës gjithnjë më shumë”.

Tutje, Zuckerbergu tha se sistemet që kompania i kishte ndërtuar për moderimin e platformave të saj po bënin shumë gabime, duke shtuar se kompania do të vazhdojë që ta moderojë në mënyrë agresive përmbajtjen që lidhet me drogën, terrorizmin dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.