No menu items!

Mickoski: Regjistrimi është operacion statistikor dhe jo politik

Ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë përgjegjësi penale për ish-drejtuesit e Entit Shtetëror të Statistikës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ata i kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke e ndarë popullsinë në “rezidente” dhe “jo-rezidente” në regjistrimin e fundit, kryeministri Mickoski përsëriti se regjistrimi është operacion statistikor, e jo politik.

Sipas tij, duhet të mendohet për regjistrim të ri elektronik, pasi të dhënat nga regjistrimi i fundit nuk janë relevante.

Nëse ajo metodologji nuk vlen, atëherë ne në fakt punojmë me të dhënat nga viti 2002. Realisht, sepse nëse Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar atë metodologji, kjo do të thotë që ne aktualisht po punojmë me të dhëna 23 vjet të vjetra. Dhe nga ana tjetër po themi se jemi kandidat për Bashkimin Evropian, se duam në Bashkimin Evropian, duhet të vendosim çfarë duam në të vërtetë. A do të merremi me etnopolitikë apo do të merremi me zhvillim të vërtetë, të dyja nuk mund t’i bëjmë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Kryeministri gjithashtu theksoi se nisma për regjistrim elektronik ende nuk është ndarë me partnerët dhe se për këtë do të zhvillohet debat.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.