Në periudhën 1985-1990, veçanërisht pas vdekjes së Enver Hoxhës, regjimi komunist në Shqipëri vijoi me kontrollin e rreptë mbi çdo aspekt të jetës publike, përfshirë edhe shkollat. Mësuesit, të cilët kishin një rol të rëndësishëm në edukimin ideologjik të brezit të ri, ishin ndër figurat më të survejuara nga Sigurimi i Shtetit,shkruan Raporto24
Për të ndjekur aktivitetin dhe bisedat e tyre, regjimi përdorte metoda tepër të fshehta dhe kreative. Mikrofonët vendoseshin në objektet më të zakonshme të klasave, për të mos rënë në sy. Disa nga vendet ku fshiheshin pajisjet përgjuese përfshinin:
Bishtin e fshesës;
Mobiljet, si karriget dhe tavolinat;
Muret dhe llambat ndriçuese;
Dosjet e librave dhe sende të tjera të përditshme.
Qëllimi i këtyre përgjimeve ishte të regjistrohej çdo fjalë “jopartiake” apo shprehje pakënaqësie ndaj regjimit. Nëse ndonjë mësues kapeshin duke bërë “agjitacion e propagandë” – një vepër e rëndë penale në atë kohë – përballeshin me pasoja të rënda, si pushimi nga puna, internimi ose burgosja,shkruan Raporto24.com
Përveç mikrofonëve të fshehtë, regjimi kishte ngritur një rrjet informatorësh brenda vetë stafit të shkollave. Nxënësit shpesh inkurajoheshin të raportonin tek drejtoria çdo deklaratë të “dyshimtë” të mësuesve, ndërsa inspektorë të arsimit organizonin kontrolle të papritura për të ndjekur nga afër aktivitetin në klasa.
Ky realitet i zymtë i viteve të fundit të komunizmit në Shqipëri dëshmohet edhe nga dokumentet e arkivave të Sigurimit të Shtetit, ku përshkruhen me detaje këto metoda të frikshme kontrolli dhe ndëshkimi/Raporto24/