No menu items!

Milan pëson në shtëpi nga Dortmundi, vështirësohen gjasat për kualifikim

Milan ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Dortmundit, xhiro kjo e vlefshme për grupin F në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Milani fitoi penallti në minutën e pestë të takimit të cilën e humbi Olivier Giroud pas një pritje fantastike të Gregor Kobel.

Vetëm tre minuta më vonë, Davide Calabria shkakton faull brenda zonës së rrezikshme duke bërë që kësaj radhe Dortmundi të fitojë një penallti.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Marco Reus i cili në minutën e dhjetë shënoi për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ekipit të tij.

“Rossonerët” barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 37-të përmes Samuel Chukwuezes i cili pas një aksioni individual arrin të mposht Kobel për të vënë baraspeshën në këtë takim.

Pa fitues përfundoi  45 minutëshi i parë i këtij takimi.

Dortmundi mori epërsinë në minutën e 59-të falë një pune fantastike të Marcel Sabitzer i cili shërbeu Jamie Bynoe-Gittens dhe ky i fundit me një goditje mjaft të bukur e mposhti Maignan për rezultatin 2-1.

Ekipi gjerman shënoi për rezultatin 3-1 në minutën e 69-të përmes Karim Adeyemit i cili bën një goditje jo shumë të fuqishme, por Maignan nuk arriti ta ndal atë siç duhet dhe gjyqtari konfirmoi se topi kishte kaluar vijën.

Deri në fund nuk pati më raste të mira shënimi dhe Dortmundi me këtë fitore e siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Milani do të luajë xhiron e fundit në grup në udhëtim ndaj Newcastle, ndërsa Dortmundi do të pres në shtëpi PSG-në./Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.