Milani triumfon në derbi, Pulisic dhe Maignan heronjtë e mbrëmjes

Milani ka fituar derbin ndaj Interit me rezultat 1:0 në javën e 12-të të Serie A. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Christian Pulisic në minutën e 54-t, pas një aksioni të mirëorganizuar të kuqezinjve.

Moment kyç i takimit ishte në minutën e 76-të, kur portieri Mike Maignan ndali penalltinë e Hakan Çalhanoglut, duke mbrojtur epërsinë dhe duke siguruar tre pikë të arta për Milanin.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në pozitën e dytë me 25 pikë, ndërsa Interi zbret në vendin e katërt me 24 pikë./Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU