Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka kujtuar masakrën e ndodhur 23 vjet më parë në Tregun e Mitrovicës.
Atëherë si 16 vjeçar, Peci përshkruan tërë ngjarjen për të cilën thotë se e ka të ngulitur në kokë.
Forcat paramilitare e policore serbe atë ditë nuk ishin aty. Dhe nuk kishte ditë e jo më ditë tregu në Mitrovicë, ku ata nuk ishin prezent. 23 vite më parë, pas përfundimit të stërvitjes ku atëherë si 16-vjeçar kisha ëndrra të mëdha për tu bërë futbollist, vizitova tregun e gjelbërt dhe bleva gjërat e nevojshme për furnizim të familjes”.
“E kam ende të ngulitur në kokë qoftë zhurmën e shpërthimit, qoftë fishkëllimën që granata lëshonte në ardhje e sipër si vetëtimë, të plagosurit në trotuarin e tregut po edhe erën e pluhurit e vrapimet e qytetarëve në treg”, ka thënë ai.
Peci tha se drejtësia ndërkombëtare ende nuk e ka thënë fjalën e saj për këtë krim dhe se mungesa e policëve atë ditë në treg ishte e qëllimshme.
“Ajo e shtunë do të shndërrohej në Masakrën e Tregut në Mitrovicë për të cilin krim si dhe për masakra të tjera në tërë territorin e Kosovës, drejtësia ndërkombëtare, ende qëndron në heshtje. Mungesa e policëve atë ditë në treg ishte e qëllimshme, sepse vetëm pak sekonda pas shpërthimit, një helikopter u ngrit nga kazerma ushtarake në Bair. Nga ky sulm mbetën të vrarë 7 qytetarë të Republikës së Kosovës e u plagosën qindra të tjerë.”, përfundon ai.
https://www.facebook.com/100063722079362/posts/362597062541027/