Industria ushtarake vendase, pajisja me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë – civil dhe ushtarak – si dhe kualifikimi i efektivëve në përdorimin e tyre, përbëjnë tre shtyllat kryesore të modernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Kështu ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në Facebook, duke theksuar përkushtimin për rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe teknologjike të vendit.
✈️🇫🇷 Gjatë vizitës në Panairin Ndërkombëtar “Paris Air Show”, ministri Vengu pati mundësinë të njihet nga afër me teknologjitë më të fundit që ofrojnë disa nga kompanitë më prestigjioze në botë në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit, si:
🔹 Anduril Systems
🔹 Thales Group
🔹 Airbus
🔹 MBDA
🔹 EDGE Group
🔹 KNDS
🔹 Saab AB
🔹 Safran
Ky panair përbën një platformë të rëndësishme për të ndërtuar partneritete strategjike dhe për të eksploruar mundësitë për pajisje dhe sisteme moderne, që do të rrisin ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare./Raporto24/