Për më shumë se një javë një pjesë e magjistrales Podujevë-Prishtinë është e bllokuar si pasojë e të reshurave
Raporto24, në vazhdimësi ka raportuar për problemet që paraqiten në këtë rrugë, sa herë që ka të reshura, shkruan Raporto24.
Një situatë e njëjtë është tashmë qe një javë, dhe si duket askush nga Ministria e Infrastrukturës nuk e ka parë të arsyeshme të intervenojë për tejkalimin e kësaj gjendjeje, përkundër faktit se shumë vetura janë bllokuar dhe kanë pësuar edhe defekte të ndryshme.
Që nga dje një pjesë e magjistrales Podujevë-Prishtinë e bllokuar nga uji