No menu items!

Ministria e Mbrojtjes ia huq kursit valutor, “digjen” 60 mijë dollarë për blerjen e veturave

Ministria e Mbrojtjes nuk ka ditur të bëjë një përllogaritje të kursit valutor në kohën e duhur kur ka blerë disa automjete taktike. Si pasojë e kësaj janë paguar mbi 60 mijë dollarë më shumë se sa ishte e paraparë në kontratë.

Sipas kontratës ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe një kompanie për furnizim me automjete taktike me pajise shtesë, neni 4 çmimi, pika 2 thekson që kursi mesatar i këmbimit (USD/EUR) duhet të merret nga BQK ose nga Banka Evropiane në ditën e nxjerrjes së urdhër blerjes dhe të gjitha pagesat do të bëhen në euro.

Çmimi i një automjeti sipas kontratës që ka paguar ministria në vitin e kaluar ishte 255,811 euro.

Zyra Kombëtare e Auditorit, në raportin vjetor të pasqyrave financiare për vitin 2020 ka vërejtur se ministria nuk e kishte përllogaritur kursin e këmbimit valutor ashtu siç ishte kërkuar me kontratë, me datën e urdhërblerjes, shkruan lajmi.net.

“Për pagesën e realizuar me datë 18.08.2020, këmbimi valutor ishte bërë më datë 27.07.2020, ku vlera e këmbimit në këtë datë ishte 1 euro = 1.16676$. Si rezultat i këtij kursi valutor, ministria kishte paguar për 14 automjete 3,069,488€ (3,581,356$/1,16676$= 3,069,488€). Ndërsa, sikur të kishte paguar sipas kontratës me datë të urdhërblerjes 07.08.2020, ku vlera e këmbimit valutor në këtë datë ishte 1 euro= 1.1865 US dollar, ministria për 14 vetura do të paguante 3,018,313€ (3,581,356$/1.186542=3,018,313€). Andaj, si rezultat i kësaj kishte paguar 60,724$ më tepër apo shndërruar në Euro 51,177€. Vlerat e kursit të këmbimit valutor të cilave ne i`u kemi referuar janë vlera të cilat na janë ofruar nga ministria”, thuhet në raportin e auditorit.

ZKA thekson se kjo ka ndodhur si rezultat i mos respektimit të kushteve të kontratës për realizimin e pagesës në datën e urdhër blerjes nga ministria.

Auditori ka shfaqur rrezikun se mosrespektimi i kushteve të kontratës ka ndikuar në realizimin e shpenzimeve të pa arsyeshme.

“Ministri duhet të identifikoj shkaktarët e mos aplikimit të kursit valutor sipas marrëveshjes dhe të siguroj kontrolle adekuate në mënyrë që mangësitë e tilla të mos ndodhin në të ardhmen”, thuhet në rekomandimin e ZKA për ministrinë e Mbrojtjes e cila në vitin e kaluar është udhëhequr nga ministri, Anton Çuni.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.