No menu items!

Ministria e Mbrojtjes për shujtat e FSK-së: Nuk nënshkruajmë kontratë me asnjë Operator Ekonomik, synojmë rekrutim të kuzhinierëve

Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me asnjë Operator Ekonomik, pasi do të ndërton kapacitete vetanake për përgatitjen e ushqimit në kuzhinat e kazermave të FSK-së.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje për Tëvë1 nga Ministria.

Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinierëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kamotshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ndryshe, pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme të përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.