No menu items!

Miratohet logo e re e Kuvendit të Kosovës, ky është kuptimi i saj

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e fundit, konform Rregullores ka miratuar logon e re Kuvendit, bazuar në përzgjedhjen e jurisë profesionale.

Sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi.

Në një njfotim për media është sqaruar edhe kuptimi i logos së re.

”Simboli i shtëpisë në logon e Kuvendit simbolizon ndërtesën kryesore të shtetit, Kuvendin, si instutcioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i Republikës së Kosovës. Pjesa e poshtme e logos simbolizon rreshtat e ulëseve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa vija e mesme në pjesën e sipërme të simbolit paraqet ulësen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Vijat anash, po ashtu në pjesën e sipërme, simbolizojnë ulëset e anëtarëve të qeverisë”, thuhet në njoftim.

Me bashkimin e të gjitha pjesëve, simboli pasqyron në mes hartën e Republikës së Kosovës, që, së bashku me yjet, simbolizon flamurin e Kosovës”, vazhdon njoftimi./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.